Të gjithë personat e infektuar janë meshkuj, të moshës 21 deri në 44 vjeç, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në Serbi, më 18 gusht.
Në Beograd janë regjistruar 27 nga 31 rastet me linë e majmunëve.
Tre persona kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi.
Në përgjithësi lia e majmunëve shkakton simptoma të lehta, përfshirë: ethe, dhimbje dhe puçrra në lëkurë të mbushura me qelb. Sipas OBSH-së, njerëzit kryesisht shërohen në një periudhë prej dy deri në katër javë.
Që nga 7 gushti 2022, sipas buletinit të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në 89 vende të botës janë konfirmuar 27.814 raste dhe 11 vdekje nga lia e majmunëve”.
Rreziku i lisë së majmunëve globalisht është i moderuar, me përjashtim të Evropës, ku OBSH-ja e ka vlerësuar atë si të lartë.rel