TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel, kompromis apo raund i ri i grindjeve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel, kompromis apo raund i ri i grindjeve

Takimi i ardhshëm në Bruksel i liderëve të Kosovës dhe Serbisë, i cili pritet të ndodhë më 18 gusht, pritet me skepticizëm si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd. Pas rreth një viti heshtjeje dhe pas kërcënimeve të fundit mes palëve, ku janë përmendur edhe fjalët luftë, dhunë dhe konflikte, më e shumta që mund të arrihet në këto kushte është që palët të zotohen se do të heqin dorë nga retorika nxitëse. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë vullneti për zbatimin e marrëveshjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar këto ditë për media të huaja se Serbia po kërcënon me rrënimin e stabilitetit dhe paqes në rajon. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka përmendur disa herë edhe rrezikun e instrumentalizimit të Serbisë dhe serbëve në Kosovë nga forca të jashtme, në radhë të parë nga Rusia, për qëllime të saj.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përdorur edhe fjalë dramatike në deklaratat për opinion, duke thënë se “po përgatisin likuidime të njerëzve tanë në veri të Kosovës“. Ai “luti” shqiptarët dhe në radhë të parë bashkësinë ndërkombëtare që të mos e lejojnë këtë, duke shtuar se “Serbia do të fitojë”.

“Po shkoj në Bruksel për të biseduar. Nuk besoj se do të ketë ndonjë rezultat, por po shkoj të flasim”, ka thënë Vuçiq. Sipas tij, shpresa e vetme për të arritur diçka më shumë është nëse vendet e Kuintit ushtrojnë presion politik ndaj palës shqiptare.

Krerët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen ndaras në Bruskel edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili do t’i njohë ata me planet e aleancës në rast përshkallëzimi të gjendjes. Ndërsa Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme (EEAS) u ka bërë thirrje në fundjavë të dyja palëve që të ndalojnë retorikën nxitëse dhe të jenë të përgjegjshme, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës në rajon. Kjo ftesë ka shkaktuar reagime të ashpra në Beograd.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

“Këndi i Kimit” 10.06.2026

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Aksident me fatalitet në Tiranë

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën