Kjo rrugë ndodhet jo shumë larg metra nga qendra e qytetit të Mitrovicës. Pjesë e së cilës janë edhe disa biznese private.
Pronarët e tyre thonë se reduktimet me energjinë elektrike, po u shkaktojnë telashe me klientët.
“Ka reduktime shumë shpesh ndodh që prej 10 deri në 3 masdite nuk vjen… Nuk po e dim arsyen pe e ndalin a ka prishje apo kur vjen që me ditë edhe bizneset kur vjen rryma se dalin në punë presin me orë të tëra”, thotë Ali Zeqiri, pronar i biznesit në rrugën “Dëshmorët e 1903”.
“Prej 10 deri në 3 nuk po kemi rrymë, nuk pomundemi me punu tërë ditën qeshtu po mbesin kerret po i bllokojmë kerret”, thotë Muhamet Pllana, pronar i biznesit në rrugën “Dëshmorët e 1903”.
“Normal është shqetësim se prej 12-3 dmth 3-4 orë ska rrymë”, thotë një banor.
Ndërkaq nga KEDS thonë se pas verifikimit linja në këtë rrugë është stabile, duke përmendur faktin se janë realizuar disa intervenime.
“Linja që i furnizon këta konsumtorë në këtë lagje shihet tëjetë një nga linjat më stabile të energjisë elektrike nga muaji Janar e deri më sot aty knë ndodh vetëm 5 ndërprerje një prej tyre ka qenë prishje ndërsa tjerat intervenime të vogla të ekipeve tona. Ne veq I kemi njoftuar konsumatorët të që KEDSI është duke bërë mirëmbajtje të rrjetit normalisht i kemi njoftur përmes ëebfqes sonë zyrtare”, bëri të ditur zyrtarja për informim në KEDS, Margarita Isufi.
Ndryshe, së fundi ministrja e Ekonomië, Artane Rizvanolli ka paralajmëruar se na prêt një dimër i vështirë, kjo për shkak të krizës energjitike.
Kronika e realizuar nga gazetarja Lendrina Kodrolli.