Në vendimin e siguruar nga Tëvë 1 thuhet se Iberdemaj është larguar nën dyshimin se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore.
“Z.Isuf Iberdemaj – ish Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, është përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore, e përcaktuar nga neni 46 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1, 3.3,3 dhe 3.10 në lidhje me Neni 28 Ligjit Nr.06-L-114 për Zyrtarë Publikë nenit 21 të kontratës së punës dhe detyrave të datës 08.02.2017 si Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë. Z.Iberdemaj i shqiptohet masa disiplinore “Largimi nga Shërbimi Civil” nga neni 47 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr.06-L-114 për Zyrtarë Publikë”, thuhet në vendim.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Iberdemaj i cili në atë kohë mbante pozitën e drejtorit të Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan, ishte shkarkuar nga detyra.
Në media raportohej se ai ishte shkarkuar për shkak të shkeljeve që ka bërë gjatë kohës sa ishte Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë. /Teve1.info/