Një e mitur nga Shqipëria të dielën ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një kosovar.
Sipas PK-së, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Rr. Rexhep Kabashi, Prizren 07.08.2022 – 19:30. Viktima femër shqiptare, e mitur shtetase e R. Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /teve1.info/