Dje, 331 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa janë shënuar dy raste të vdekjes.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë vaksinë kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.656 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 104.729 qytetarë.
Po ashtu dje janë shëruar 918 qytetarë. /Teve1.info/