E njëra prej organizatave që ka përfituar mjete është edhe shoqata “Autizmi”.
Aida Topanica, koordinatore e projekteve në këtë organizatë thotë për Tëvë 1 se kjo është hera e parë që kanë marrë mbështetje për shërbimet ndaj fëmijëve me autizëm duke theksuar se është një shumë e vogël krahasuar me numrin e tyre.
“Në nivel lokal kemi mbështetje prej Komunës së Prishtinës me grantin në vitin e kaluar ka qenë procedura e që vazhdon implementimin edhe për këtë vit, prej Komunës së Prishtinës është hera e parë që kemi marrë mbështetje për shërbime sociale për ofrimin e shërbimeve terapeutike që ne i kemi të disponueshme në organizatë, ndonëse kjo është një mbështetje shumë e vogël krahas nevojave për fëmijët me autizëm ’’, tha ajo.
Po ashtu, krahasuar me vitin e kaluar kësaj radhe është rritur shuma në përkrahje të Organizatave joqeveritare.
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti thotë se kanë rritur shumën për përkrahjen e këtyre organizatave.
“Drejtoria e Mirëqenies sociale e ka mbyll thirrjen për subvencionimin e organizatave joqeveritare të cilat ofrojnë shërbime direkte profesionale për qytetarët në nevojë dhe qytetarët që bëjnë pjesë tek personat me aftësi të kufizuar në Komunën e Prishtinës, për dallim nga viti i kaluar ne e kemi rrit shumën për të i përkrahur OJQ të cilat ofrojnë këto shërbime nga 350.000 euro sa ka qenë në vitin e kaluar e cila është ndarë në 24 organizata kemi vendosur ta bëjmë në 400.000 euro”, tha ajo.
Sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese.
Kronika e realizuar nga Lendrina Kodrolli.