Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër.
Sipas IHMK-së, nesër do të jetë mot me diell dhe vranësira.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/