Pritjet e gjata nëpër pika kufitare të qytetarëve që hyjnë e dalin nga Kosova në sezonën e verës janë bërë të zakonshme.
E ato janë sidomos të shprehura në pikën e Merdarës që lidh Kosovën me Serbinë.
Disa qytetarë që pritnin të dilnin nga Kosova e që u intervistuan nga televizioni thanë se këto pritje janë shndërruar në maltretim për ta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës bëri të ditur se edhe në pikën e Dheut të Bardhë kishte pritje mbi një orë.
E fluksin në pikat e kalimit kufitar po e publikon në kohë reale kjo Qendër në uebfaqen e saj.
Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.