TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Strack-Zimmermann: Grindja aktuale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet në pajtim mes dy palëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Strack-Zimmermann: Grindja aktuale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet në pajtim mes dy palëve

Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, tha në një intervistë me DW News se grindja aktuale mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve të udhëtimit duhet të zgjidhet në pajtim mes dy palëve.

“Ne kemi diplomatët e duhur atje, kemi BE-në atje dhe do të jetë detyra jonë që t’i ulim në një tryezë të përbashkët të dy palët në konflikt. Tensionet e fundjavës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ishin të mërkurën, 3.8. pasdite në rend të ditës së seancës së jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë. “Lufta e Ukrainës e ka rritur ndjeshmërinë tonë për konfliktet e tjera në botë. Prandaj edhe detyra jonë në Ballkanin Perëndimor është që të kujdesemi me mjete diplomatike që të arrihet qetësia”, tha më tej Strack Zimmermann.

Qeveria gjermane ishte shprehur e shqetësuar për situatën në Kosovë qysh në fillim të javës. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha se në rast nevoje KFOR-i do të ndërhyjë për të vendosur paqen.

Në qershor parlamenti gjerman e zgjati edhe me një vit mandatin e pjesëmarrjes gjermane në kuadër të forcave të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar vetëm 65 ushtarë gjermanë, por në rast nevoje kontingjenti mund të shkojë deri në 400.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit, megjithëse Bundestagu ndodhet zyrtarisht në periudhën e pushimit parlamentar, ishte paralajmëruar prej kohësh, për shkak të situatës në Ukrainë.

Strack-Zimmermann u shpreh për një angazhim më largpamës të Gjermanisë ndaj Ukrainës.

“Gjermania tani duhet të pyesë se çfarë do t’i duhet Kievit pas disa muajsh: “A është ajo që po bëjmë sot e mjaftueshme për atë që do të vijë në të ardhmen? Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi thirrur për një konferencë donatorësh.” Veç kësaj Strack-Zimmermann kërkoi caktimin e një koordinatori për Ukrainën në Kancelarinë Federale për të gjetur se çfarë mund të bëhet në planin afatgjatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete

​Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Rënie e temperaturave gjatë javës

Haxhiu: Do të ndryshohet rregullorja për subvencionime, shprehim keqardhje për atë çfarë ndodhi me ekspozitën

Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s

Detaje nga Policia për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

Akuzat publike për kurdisje, regon FFK

Akuzat publike për kurdisje, regon FFK

Drita dhe Ballkani nuk gabojnë në shtëpi, mbyllen ndeshjet e Superligës

Drita dhe Ballkani nuk gabojnë në shtëpi, mbyllen ndeshjet e Superligës

Haxhiu: Do të ndryshohet rregullorja për subvencionime, shprehim keqardhje për atë çfarë ndodhi me ekspozitën

Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s

Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën