Pas hetimeve që kanë zgjatur rreth dy muaj, Policia bën të ditur se tre operatorë ekonomik kanë kryer veprën “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, përcjell teve1.info
Po ashtu, theksohet se janë siguruar edhe dëshmi të cilat së bashku me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurori.
“Rasti karshi veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ është iniciuar, janë siguruar dëshmi që së bashku me kallëzimin penal do të dërgohen në prokurori”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/