Tahiri në një lidhje direkte në emisionin “Këndi i Debatit” tha se ka pasur tendenca nga pala serbe në pjesën veriore që të bëjë veprime për destabilizim në atë pjesë.
“Mbrëmë ka qenë një natë e tensionuar e kemi pa se situata ka dalë nga kontrolli ka pasë indikacione, ka pasur tendenca nga pala serbe në pjesën veriore që të bëjë veprime që do të bëjnë destabilizim në atë pjesë. Mirëpo mendoj që në mënyrën më të mirë dhe më profesionale Policia e Kosovës dhe institucionet tjera kanë intervenuar dhe është arritur që situata të jetë nën kontroll dhe të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Për çka personalisht dua të shpreh vlerësimin maksimal dhe mirënjohjet maksimale për Policinë e Kosovës, por edhe për të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar direkt që situata të menaxhohet dhe të jetë nën kontroll”, tha ai./teve1.info./