Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se BE-ja nuk po di se si të veprojë me Serbinë.
“Në këtë aspekt po shihet se edhe Bashkimi Evropian nuk është duke ditur se si të veprojë me Serbinë. Pra problem në këtë rast nuk është Kosova”, tha ai në emisionin special në Tëvë 1.
Ditën e sotme, në veri të vendit është tensionuar situata, ku qytetarë serbë kanë vendosur barrikada në pjesë të ndryshme, si rezultat i pakënaqësisë pas vendosjes së reciprocitetit në dokumente nga Kosova. /Teve1.info/