Qalaj, në emsionin special në Tëvë 1, theksoi se Serbia po përhap panik tek qytetarët serbë, në mënyrë që të ketë numër më të madh të tyre në rrugë.
“Kjo situatë e cila është krijuar në veri, sipas meje, është krijuar direkt nga Serbia, dhe strukturat e saj kriminale që janë dhe veprojnë në veri. Unë mendoj që Serbia është duke përhapur panik, duke përdorur propaganda të ndryshme në mënyrë që sa më shumë qytetarë serbë t’i ketë në këto barrikada, në këto rrugë”, tha ai.
Deputeti i PDK-së shtoi se në këtë kohë, pjesëtarët e Njësisë Speciale duhet të kenë më shumë kujdes. /Teve1.info/