TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Qytetarët “pro” vendimeve për reciprocitet dhe targa

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Qytetarët “pro” vendimeve për reciprocitet dhe targa

Ata deklaruan se marrëveshja do duhej të ndodhte më herët, ndërsa thanë se nuk presin që të ketë tensionim të situatës.

Qytetari Sejdi Shala, e mirëpriti vendimin, gjersa është shprehur se marrëveshja do duhej të aprovohej që moti.

“Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, janë nënshkruar para disa viteve por ato nuk janë aprovuar nga ana e Serbisë, tash qeveria e re po merret me këto marrëveshje që nuk janë arritur para disa viteve, dhe po shkon për t’i zbatuar… Këtë reciprocitet është duhur të bëhej edhe më herët, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjeve por dikush i ka mendimet që ‘jo po na prish më këtë apo më atë’. Mua po me duket që është e vetmja qeveri, sa i përket reciprocitetit, është duke punuar për shtet dhe ia ka kthyer dinjitetin shtetit… Shkaktimi i probleme nga ana e serbeve në veri, mund të bëjnë vetëm ata militantë të Serbisë, popullata nuk është e kënaqur me qeverisjen e Vuçiqit… Nuk besoj që nuk do të këtë probleme, sikurse nuk ka pasur probleme me mbulimin e shenjave”, ka thënë Shala.

Një tjetër qytetar, Bajram Krasniqi, ka thënë se pavarësisht se qytetarët serbë do të mundohen të shkaktojnë probleme, ligji duhet të zbatohet.

“Unë besoj që është një gjë e mirë, mirëpo unë nuk i kisha dhënë kësi konotacioni, reciprocitet, thjesht i kisha dhënë konotacion të zbatojnë ligjin. Ne jemi shtet, duhet t’i zbatojnë të gjitha që i takojnë një shteti, edhe ata po dëshirojnë ashtu , edhe me neve po besojë që krejt në rregull është… Besoj që do të tentojnë ata, sepse është metodë e tyre e punës dhe jetës, por ne qoftë se zbatohet me korrektësi, nuk besojë që do të këtë telashe të mëdha, mirëpo ata gjithsesi do të mundohen të bëjnë ndonjë problem”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa, Agim Fushtica, bëri të ditur për KosovaPress se vendimi duhej të zbatohej më herët. Ndërsa, kërkoi nga shteti fqinj ti mbështesin ligjet e Kosovës.

“E përkrahi por pak është me vonim ky reciprociteti, ka pas nevojë edhe më herët por që fati që kryeministri e solli këtë vendim që e përkrahi shumë me vend, ky nuk është asgjë tjetër veç se si po dëshirojnë ata edhe ne, jo vetëm ne po gjithkush e bën, është e drejta e një popullatë ta bëjë. Kur ata kanë drejtë ta bëjnë ndaj neve pse ne nuk kemi të drejtë, jemi shtet i pavarur, kemi të drejtat tona… Ata mund të tentojnë, por të tentojnë në shtetin e tyre, jo në shtetin tonë, nuk mund të bëjnë asgjë, duhet të përkrahet ligji në shtetin fqinj. Ne po i përkrahim ligjet e tyre, kur po shkojmë, po duhet të adaptohemi sipas vendimet të tyre, me targa, me letërnjoftime, edhe ata lë të shohin si është, asgjë më tepër se çfarë po na bëjnë po i bëjmë”, ka theksuar Fushtica.

Qytetari Hekuran Fetahu u shpreh se nëse ky vendim mund të shkaktojë probleme, atëherë është mirë mos të aprovohet.

“Ne mendojmë të behët mirë, edhe për serbët që janë në veri, të lëshohen targat nga qeveria, mendoj që nuk ka ndonjë telashe. Por nëse mendojnë që mund të këtë telashe, atëherë është më mirë që të aprovohet”, vijojë Fetahu.

Më 19 qershor qeveria mori vendim për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia e që konsiderohen të jashtëligjshme.

Ne të njëjtën mbledhje u mor edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument te identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Të dy vendimet hyjnë në fuqi nesër, datë 1 gusht 2022./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

50 lokacione, 34 të arrestuar, 170 mijë euro, armë e vetura të sekuestruara – Detaje të reja nga aksion i Policisë

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohen tre persona për dhunë ndaj grave

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja për derivate

Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia: U zbulua falë bashkëpunimit me qytetarët

Këto janë dy lokacionet ku u zhvillua aksioni policor në Zubin Potok – Detaje nga Policia

​Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

​Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

50 lokacione, 34 të arrestuar, 170 mijë euro, armë e vetura të sekuestruara – Detaje të reja nga aksion i Policisë

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohen tre persona për dhunë ndaj grave

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja për derivate

Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia: U zbulua falë bashkëpunimit me qytetarët

Këto janë dy lokacionet ku u zhvillua aksioni policor në Zubin Potok – Detaje nga Policia

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, Policia: Me dëshirë ndodhet në Gjakovë

Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën