TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Netflix  dhe Microsoft bëhen bashkë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Netflix  dhe Microsoft bëhen bashkë

Gjigandi i transmetimit thotë se shërbimi do të jetë një “shtesë” në planet e tij ekzistuese, të cilat nuk përfshijnë reklama. Kompania nuk ka zbuluar ende se sa planifikon të tarifojë abonentët për shërbimin e ri.

Netflix e njoftoi lëvizjen pasi raportoi humbjen e parë të abonentëve në më shumë se një dekadë dhe shkurtoi qindra vende pune në fillim të këtij viti. Transmetuesi humbi 200,000 abonentë midis janarit dhe marsit, krahasuar me 2.5 milionë, që analistët prisnin t’i shtoheshin firmës në atë periudhë. Netflix gjithashtu tani pret të humbasë dy milionë abonentë të tjerë midis prillit dhe qershorit.

Kompania tha se kishte zgjedhur Microsoft-in si partnerin e saj global të teknologjisë së reklamave dhe shitjeve për të prezantuar një “plan abonimi të mbështetur nga reklamat me çmim më të ulët”. “Është ende shumë herët dhe kemi shumë punë përpara”, tha në një deklaratë shefi operativ i Netflix, Greg Peters.

“Por qëllimi ynë afatgjatë është i qartë. Më shumë zgjedhje për konsumatorët dhe një përvojë premium, më e mirë se ajo lineare e markës televizive për reklamuesit”. Netflix nuk donte kurrë reklama. I gjithë modeli i tij i biznesit u ndërtua rreth abonimeve mujore.

Megjithatë, drejtuesve të Netflix-it u është dashur të zhbëjnë rregullat e tyre, sidomos pasi shifrat treguan se kompania po humbiste abonentë. Netflix ka gjithashtu konkurrencë të madhe nga Amazon Prime, HBO Max, Apple TV dhe Disney+. Ka shumë opsione dhe nuk ka mjaftueshëm abonentë që paguajnë.

Për t’u përshtatur, Netflix po krijon një shërbim më të lirë, me reklama, që pritet të dalë më gjatë këtij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Instagram Plus, çfarë duhet të dini!

Instagram Plus, çfarë duhet të dini!

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën