TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi në Mitrovicë: Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria Kurti

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Krasniqi në Mitrovicë:  Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamza, së bashku kanë parë nga afër punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Koshtovë, punimet në rrugë në Lagjen Ilirida, si dhe ato në shkollën “Eqrem Qabej”.

Krasniqi u shpreh, se si kryetar i PDK-së ndjehet i kënaqur dhe shumë krenar me punën e Bedri Hamzës në Mitrovicë, i cili për 6 muaj ka nisur më shumë projekte se sa Qeveria Kurti.

“Si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ndjehem në mënyrë të veccantë krenar, sepse këtu e shohim modelin qeverisës të PDK-së. Modelin, i cili në fokus ka qytetarin. Por më shumë se sa që jemi ne krenarë, ajo që është e rëndësishme është që sot janë krenarë qytetarët e Mitrovicës, janë ata që po e shohin për një periudhë shumë të shkurtë një fillim të transformimit të qytetit. Bedri Hamza si kryetar i Komunës së Mitrovicës, e që sjell një përvojë dhe një bagazh të jashtëzakonshëm në pozicione më të larta udhëheqëse në shtetin tonë vërtëtë i ka sjellë një vlerë të jashtëzakonshme Komunës së Mitrovicës, duke e kthyer këtë vend në kantier ndërtimi pas pothuajse 8 vitesh stagnim”, tha ai.

Lideri i PDK-së, nga Mitrovica edhe njëherë i bëri thirrje Qeverisë Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e komunave për rishikim të buxhetit për t’iu përgjigjur nevojave dhe prioriteteve të tyre.

“Ajo që vlenë edhe në Mitrovicë të theksohet është fakti që krejt këto projekte që po i shohim sot janë duke u bërë me vetëfinancim, me mjetet vetanake të komunës dhe me donacionet që z. Hamza ka arritur t’i marrë nga donatorët e shumtë ndërkombëtarë. Por, vërehet një mungesë e mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore. Këtu edhe një herë e bëjmë një ftesë që e kemi bërë anë e kënd Kosovës në vizitat tona në terren, që qeveria duhet të kthjellet, duhet të kthejë sytë kah komunat, duhet të komunikojë e të bashkëpunojë me kryetarët e komunave, sepse në fund të fundit këta janë adresa e parë e qytetarëve të Kosovës. Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria e Albin Kurtit”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza falënderoi kryetarin Krasniqi me bashkëpunëtorë për mbështetjen e plotë si nga ana e partisë, ashtu edhe përmes Kuvendit të Kosovës, ku PDK është lidere e opozitës.

“I kam njoftuar që jemi duke testuar projekte të rëndësishme që e ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve të Mitrovicës, jemi në dinamikën e realizimit të punimeve. I informova me prioritetet e Komunës së Mitrovicës dhe i falënderoj edhe një herë për mbështetjen e plotë”, theksoi Hamza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koçeka: Krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet në emër të diplomacisë apo politikës

Koçeka: Krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet në emër të diplomacisë apo politikës

Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Fazilu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Fazilu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

18 nxënës përjashtohet nga Provimi i Maturës, shkak posedimi i telefonit

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK dënon ashpër Serbinë për nderimin e Ratko Mlladiqit: Kjo sjellje kërcënon paqen rajonale

Rama: Nuk e kemi nënshkruar kontratën e NPB-së, do ta mbrojmë pronën publike

Rama: Nuk e kemi nënshkruar kontratën e NPB-së, do ta mbrojmë pronën publike

Çeku: Reforma në arsim duhet të përshpejtohet, hartojmë bashkë Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku: Reforma në arsim duhet të përshpejtohet, hartojmë bashkë Strategjinë e Arsimit 2035+

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën