Amedspori që drejtohet nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi, është kthyer te fitorja në Superligës e Turqisë pas dy humbjeve radhazi.
Amedspori të shtunën mbrëma e mposhti Gaziantepin në udhëtim me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 13-të.
Sulmuesi nigerian, Gift Orban, i shënoi dy golat e fitores për Amedsporin në minutën e 46-të dhe të 50-të.
Ndërsa golin e vetëm për Gaziantepin e realizoi Serdar Dursun në minutën e 93-të.
Tek Amedspori munguan dy futbollistët e Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.
Amedspori ka 26 pikë dhe është lartë në tabelë. Gaziantepi mbetet në pozitën e parafundit me tetë pikë.









