Tre personave të dyshuar për trafikim të narkotikëve, të cilët u përfshinë në një rast të transportimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Lidhur me rastin, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për mënyrën e organizimit të transportit të dyshuar dhe ndjekjen policore që përfundoi me aksident trafiku.
Sipas njoftimit të Gjykatës, të dyshuarit dyshohet se kishin vepruar në koordinim për transportimin e substancës narkotike nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut.
“Në kuadër të një mosmarrëveshjeje dhe veprimi të përbashkët, me qëllim të transportimit të substancës narkotike të llojit marihuanë nga territori i Republikës së Kosovës për në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të pandehurit kanë ndërmarrë veprime të koordinuara për sigurimin, marrjen, transportimin dhe përcjelljen e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sipas gjykatës, njëri nga të dyshuarit dyshohet se drejtonte veturën Audi A6, në të cilën transportohej marihuana, ndërsa dy të tjerët e përcillnin me një veturë VW Tiguan. Një automjet tjetër, VW Arteon, dyshohet se shërbente për vëzhgimin e rrugës dhe paralajmërimin për kontrolle të mundshme policore.
Gjatë tentimit të Policisë për ndalimin e automjeteve, drejtuesi i Audi A6 nuk iu bind urdhrave policorë dhe vazhdoi lëvizjen me shpejtësi të madhe.
“Gjatë ndjekjes policore, i pandehuri ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Ferizajt, ku në afërsi të urës së madhe ka shkaktuar aksident trafiku me lëndime ndaj dy qytetarëve që udhëtonin me automjetet e tyre”, thuhet në njoftim.
Pas aksidentit, i dyshuari vazhdoi ikjen në drejtim të Kaçanikut, ku humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli jashtë rrugës.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre të pandehurve.