Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni ajo ishte së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e 28 Nëntorit si festë që bashkon shqiptarët rreth historisë dhe identitetit të tyre kombëtar.
Ajo ka vënë në pah se kremtimi i kësaj date në Vlorë ka një domethënie të veçantë, pasi rikujton rrënjët dhe historinë e përbashkët të shqiptarëve, përtej kufijve shtetërorë.
“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, është shprehur Presidentja.
Njoftimi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës përmes një postimi në Facebook.







