Analisti Hoxha ka deklaruar se Partisë Demokratike të Kosovës është dashur t’i njihet merita për Ligjin e ri, pasi sipas tij, kjo parti ka qenë sponsorizuesja kryesore e tij.
Hoxha ka thënë se pasi ligji ishte miratuar dhe pritej të dekretohej nga presidentja, nisën ndryshimet dhe kritikat ndaj tij.
Ai ka vlerësuar se meritat, të metat dhe vërejtjet për këtë çështje duhet t’i adresohen në adresën e duhur.
“Sponsorizuesi kryesor i këtij ligji është Partia Demokratike e Kosovës. Megjithatë, është dashur që në fillim t’i njihet merita Partisë Demokratike, kur mendohej se kishte përfunduar puna e kësaj çështjeje dhe ligji ishte miratuar”, ka deklaruar Hoxha nw emisionin “Ditari” mw Twvw1.
Avokati ka kritikuar gjithashtu, siç i ka quajtur, lojërat politike rreth kësaj çështjeje, duke thënë se ato nuk i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, por mund ta komplikojnë situatën dhe ta vështirësojnë mbrojtjen e tyre.
Sipas Hoxhës, çështja e mbrojtjes duhet të trajtohet si strategji shtetërore dhe jo të shndërrohet në përplasje mes subjekteve politike.




