TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shiroka-Siljanovska diskutojnë për tunelin Prizren–Tetovë dhe hekurudhën Prishtinë–Shkup

by Teve1
16 minuta ago
0
A A
Shiroka-Siljanovska diskutojnë për tunelin Prizren–Tetovë dhe hekurudhën Prishtinë–Shkup

Çështja e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën dhe rivendosja e linjës hekurudhore Prishtinë-Shkup janë përmendur nga presidentja Justina Shiroka-Pula në takimin që të premten e ka zhvilluar në Ohër me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Diskutimi u zhvillua në kuadër të takimit të liderëve të iniciativës rajonale Brdo-Brijuni.

“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe dinamika pozitive e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Në këtë kontekst, Presidentja vlerësoi rritjen e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Presidentja Shiroka Pula përshëndeti vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë. Ajo theksoi rëndësinë e përfundimit të procedurave për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe të përpjekjeve për rivendosjen e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup”, thuhet në njoftim të Presidencës.

Tuneli Prizren-Tetovë është premtim tash e disa vite i Qeverisë së Albin Kurtit. Së fundmi është njoftuar për një takim mes përfaqësuesve të të dyja shteteve për të diskutuar për projektin e këtij tuneli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Demë Maloku, uron Ditën e Ushtrisë

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Demë Maloku, uron Ditën e Ushtrisë

Kosovarët në Itali nga 1 janari 2027 me lehtësira për konvertimin e patentës së shoferit

Kosovarët në Itali nga 1 janari 2027 me lehtësira për konvertimin e patentës së shoferit

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë nga distanca në kilometra

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë nga distanca në kilometra

Mbeturinat inerte në rrugën “Nurije Zeka”, banorët alarmojnë edhe për praninë e minjve dhe insekteve

Mbeturinat inerte në rrugën “Nurije Zeka”, banorët alarmojnë edhe për praninë e minjve dhe insekteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën