Demë Maloku, ish-komandant në Betejën e Koshares, ka publikuar një mesazh me rastin e 27 Nëntorit – Ditës së Ushtrisë.
Në postimin e tij, Maloku ka shprehur nderim për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, burra dhe gra, që shërbejnë me përkushtim, disiplinë dhe përgjegjësi.
“Sot shënojmë 27 Nëntorin – Ditën e Ushtrisë! Nderim për të gjithë ata Burra dhe Gra, që shërbejnë me përkushtim, disiplinë dhe përgjegjësi në uniformën e FSK-së. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Maloku.
Maloku është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe një nga komandantët që morën pjesë në Betejën e Koshares, në vitin 1999.




