TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbeturinat inerte në rrugën “Nurije Zeka”, banorët alarmojnë edhe për praninë e minjve dhe insekteve

by Teve1
18 minuta ago
0
A A
Mbeturinat inerte në rrugën “Nurije Zeka”, banorët alarmojnë edhe për praninë e minjve dhe insekteve

Mbeturinat inerte në rrugën “Nurije Zeka” në Prishtinë po vazhdojnë të mbeten problem për banorët e kësaj zone, të cilët thonë se kjo gjendje po zgjat tash e më shumë se një muaj. Grumbujt e mbeturinave dhe papastërtia në këtë hapësirë publike kanë nxitur shqetësimin e banorëve, të cilët kërkojnë intervenim nga institucionet përgjegjëse.

Përveç ndotjes së ambientit, banorët kanë raportuar edhe praninë e insekteve dhe minjve në këtë hapësirë. Sipas tyre, gjendja e krijuar paraqet shqetësim jo vetëm për pamjen e zonës, por edhe për kushtet higjienike dhe sigurinë shëndetësore të qytetarëve që frekuentojnë këtë pjesë të kryeqytetit.

Violeta Hasani, kryetare e Komunitetit Lokal për Siguri Publike në Qendër, ka thënë se për këtë problem ka adresuar edhe email në Komunën e Prishtinës, por nuk ka marrë përgjigje. Ajo ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që kjo hapësirë përballet me grumbullim të mbeturinave, pasi sipas saj, edhe pas pastrimit të mëhershëm, problemi është përsëritur.

Banorët ankohen për mbeturinat në rrugën “Nurije Zeka”, Hasani kritikon mungesën e bashkëpunimit me Komunën

“Kjo gjendje i ka ndoshta një muaj, madje edhe më shumë. Kam dërguar email në Komunë, por fatkeqësisht Komuna nuk i përgjigjet komunitetit të qendrës dhe nuk bashkëpunon me të. Arsyet pse ndodh kjo nuk i di… 01:25 Drejtoria e Shërbimeve Publike e ka vendosur këtë tabelë, ku thuhet se nuk guxojnë të hidhen mbeturina këtu. Ka qenë më herët edhe drejtori Leutrim Retkoceri, kanë ardhur dhe e kanë pastruar këtë pjesë. Pas pastrimit, përgjegjëse është edhe Drejtoria e Inspeksionit Komunal. Ajo është fajtore që nuk po i gjobit qytetarët për ndotjen e ambientit. Edhe Ministria e Mjedisit, të dyja mund të bashkëpunojnë dhe t’i zgjidhin këto probleme që na kanë ngulfatur… 05:08 Janë paraqitur insekte të ndryshme. Vetë i kam parë edhe minjtë, të cilët janë shumë të mëdhenj… 06:49 Prej Komunës kam pritur shumë më shumë.”- tha Hasani

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet kompanisë rajonale të mbeturinave KRM “Pastrimi”, me kërkesë për largimin e mbeturinave të grumbulluara.

“Kompanisë do t’i kërkohet që rasti të trajtohet me prioritet, duke marrë parasysh edhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët për praninë e brejtësve në këtë zonë. Drejtoria ka bërë të ditur se do të kërkojë ndërmarrjen e masave të nevojshme në përputhje me obligimet që burojnë nga aktet nënligjore në fuqi”, tha drejtori Retkoceri.

Ndërkohë, banorët presin që ky shqetësim të marrë zgjidhje konkrete, përmes largimit të mbeturinave dhe ndërmarrjes së masave që do të parandalonin përsëritjen e një situate të tillë në këtë hapësirë publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosovarët në Itali nga 1 janari 2027 me lehtësira për konvertimin e patentës së shoferit

Kosovarët në Itali nga 1 janari 2027 me lehtësira për konvertimin e patentës së shoferit

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë nga distanca në kilometra

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë nga distanca në kilometra

Haxhiu takohet me përfaqësueset e strehimoreve, në fokus financimi i qëndrueshëm dhe mbështetja institucionale

Haxhiu takohet me përfaqësueset e strehimoreve, në fokus financimi i qëndrueshëm dhe mbështetja institucionale

Maqedonci në Ditën e Forcës: Kemi investuar rreth 500 milionë euro në armatim, ushtria ka pësuar transformim të madh

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK kontrollon lokalet e natës dhe qendrat e masazhit, zbulon 103 punëtorë të padeklaruar

Presidentja sllovene pas takimit me Shiroka- Pulën: Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve çelës për paqe dhe stabilitet

Presidentja sllovene pas takimit me Shiroka- Pulën: Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve çelës për paqe dhe stabilitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën