TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxhaj: Nisma për Gjykatën Speciale kërkon konsensus të gjerë politik

by Tëvë1
22 minuta ago
0
A A
Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nisma ligjore për Dhomat e Specializuara në Hagë duhet të diskutohet me të gjitha subjektet politike, para se të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka theksuar se kjo nismë nuk është më vetëm e PDK-së, pasi është mbështetur nga 88 deputetë të Kuvendit, ndaj, sipas tij, nevojitet konsensus më i gjerë politik.

Hoxhaj ka bërë të ditur se drafti përmban çështje që duhet të diskutohen me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, ndërsa përgjegjësia për procedimin e mëtejmë të tij u takon Qeverisë dhe komisioneve parlamentare.

Duke folur për konsultimet me Bashkimin Evropian, Hoxhaj ka thënë se do të ketë takime me përfaqësuesit e tij, por ka theksuar se vendimmarrja për këtë çështje i takon Kosovës. “Bashkimin Evropian ne do ta takojmë, do të konsultohemi. Kemi pasur edhe dje takime, do të kemi edhe sot takime. Por kjo nuk do të thotë që do t’i dëgjojmë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka përsëritur qëndrimin se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, ndërsa ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për ta mbrojtur historinë dhe shtetësinë e saj përmes mjeteve demokratike.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë, lufta jonë ka qenë e pastër, liria jonë nuk është krim. Pavarësia e Kosovës nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj ka kërkuar transparencë të plotë në punën e Dhomave të Specializuara, si dhe të drejtën e institucioneve të Kosovës për monitorimin e procesit.

Ai ka kritikuar edhe qëndrimet publike të disa diplomatëve evropianë, për të cilat ka thënë se po shoqërohen me presion ndaj Kosovës. Sipas tij, vendimet e Gjykatës Speciale nuk duhet të përdoren për të cenuar shtetësinë e vendit./rtk

Tags: enver hoxhajKuvendi i KosovespdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Time Kadrijaj kritikon përzgjedhjen e bordeve në RTK dhe agjenci: Po mbizotërojnë interesat politike

Time Kadrijaj kritikon përzgjedhjen e bordeve në RTK dhe agjenci: Po mbizotërojnë interesat politike

Deliu-Kodra pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Shteti dështoi ta mbrojë, dikush duhet të japë dorëheqje

Deliu kritikon VV-në pas votimit kundër rezolutës për mungesën e barnave onkologjike

Haradinaj: Tërheqja e ligjit nuk është bërë në emrin tim apo të Aleancës

Haradinaj: Tërheqja e ligjit nuk është bërë në emrin tim apo të Aleancës

Haxhiu: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë

E ardhmja e Zvicrës apo Kosovës? Leart Kabashi, shqiptari që po mahnit Skocinë

E ardhmja e Zvicrës apo Kosovës? Leart Kabashi, shqiptari që po mahnit Skocinë

Liga e Konferencës: Egnatia nuk luan vetëm për objektivat e saj

Liga e Konferencës: Egnatia nuk luan vetëm për objektivat e saj

Deliu-Kodra pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Shteti dështoi ta mbrojë, dikush duhet të japë dorëheqje

Deliu kritikon VV-në pas votimit kundër rezolutës për mungesën e barnave onkologjike

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Hoxhaj: Nisma për Gjykatën Speciale kërkon konsensus të gjerë politik

Haradinaj: Tërheqja e ligjit nuk është bërë në emrin tim apo të Aleancës

Haradinaj: Tërheqja e ligjit nuk është bërë në emrin tim apo të Aleancës

Haxhiu: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë

Haxhiu: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën