Persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari nga një banesë në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas Policisë së Kosovës, vjedhja ka ndodhur më 25 nëntor.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në banesën e tyre dhe nga aty kanë arritur të vjedhin stoli ari”, thuhet në raport.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.
Hetimet janë duke vazhduar.







