Ka nisur asfaltimi i rrugës që çon drejt memorialit të radios “Kosova e Lirë” në Berishë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, i cili ka thënë se ky projekt po realizohet pas një kërkese të kahmotshme.
Sipas Bashës, asfaltimi i rrugës do t’ua lehtësojë qasjen vizitorëve në këtë lokacion me rëndësi të veçantë historike, nga ku gjatë luftës çlirimtare transmetonte radio “Kosova e Lirë”.
“Po e bëjmë më të lehtë rrugën për të gjithë ata që duan ta vizitojnë vendin prej nga kumboi zëri i ‘Kosovës së Lirë’ dhe të mësojnë më shumë për historinë që ruhet aty”, ka shkruar Basha.







