Një burrë nga Rahoveci ka humbur jetën gjatë transportimit për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 nëntor, në orën 02:55, pasi familjarët e kishin dërguar viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
“Me rekomandim të mjekëve viktima është nisur për trajtim për në Spitalin e Gjakovës dhe gjatë rrugës ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në spital”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.







