Të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Në duelet e zhvilluara në Istog dhe Prishtinë, është regjistruar një fitore dhe një barazim ku katër skuadrat e përfshira kanë mbyllur sezonin vjeshtor.
Istogu ka triumfuar 4:2 ndaj Suharekës, ndërsa 2 Korriku ka barazuar 2:2 me skuadrën e Lepencit.
Për Istogun, kjo ishte fitorja e dytë rresht për ta mbyllur sezonin vjeshtor me 31 pikë të mbledhura, ndërsa Suhareka mbetet në kuotën e 23 pikëve.
Skuadra e 2 Korrikut që me barazim mbyll sezonin vjeshtor, ka tubuar 20 pikë derisa Lepenci me pikën e fituar, dimëron me 15 pikë në tabelë.




