TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Presidentja Shiroka Pula themelon Këshillin për Fuqizimin e Grave, kërkon zero tolerancë ndaj dhunës

by Tëvë1
18 minuta ago
0
A A
​Presidentja Shiroka Pula themelon Këshillin për Fuqizimin e Grave, kërkon zero tolerancë ndaj dhunës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, si platformë shtetërore me misionin për t`i avancuar të drejtat, sigurinë, pjesëmarrjen dhe pavarësinë ekonomike të grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën.

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se fuqizimi i grave nuk është vetëm çështje e përfaqësimit apo e barazisë formale, por çështje e drejtësisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë dhe së ardhmes së vendit. Ajo theksoi se garantimi i të drejtave, sigurisë dhe mundësive të barabarta për gratë dhe vajzat kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të përbashkët institucionale e shoqërore.

Sipas njoftimit, prioriteti qendror i Këshillit do të jetë fuqizimi ekonomik dhe financiar i grave, si dhe adresimi i dhunës ndaj tyre. Presidentja Shiroka Pula theksoi nevojën për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës kundër grave, diskriminimit dhe mohimit të mundësive të barabarta, duke kërkuar reagim të koordinuar, mbrojtje dinjitoze për viktimat dhe llogaridhënie të plotë institucionale.

Ky Këshill do ta bashkojë ekspertizën e shoqërisë civile, profesionisteve të pavarura, akademisë, sektorit privat, komuniteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë, për t`i identifikuar mangësitë, propozuar rekomandime konkrete, pa i zëvendësuar përgjegjësitë e institucioneve ekzistuese.

Presidentja Shiroka Pula ftoi institucionet, organizatat e shoqërisë civile, profesionistet dhe profesionistët, komunitetet dhe partnerët ndërkombëtarë që të bëhen pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët, duke theksuar se fuqizimi i grave është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë.

Tags: justina shiroka pulapresidentjaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dyshimet për një pako postare zbulojnë mbi 4 mijë stoli argjendi, Dogana jep detaje

​Dyshimet për një pako postare zbulojnë mbi 4 mijë stoli argjendi, Dogana jep detaje

Policia i bastis shtëpinë pasi ekspozoi armë në rrjete sociale, i dyshuari në Mitrovicë kanos policët, arrestohet

Policia i bastis shtëpinë pasi ekspozoi armë në rrjete sociale, i dyshuari në Mitrovicë kanos policët, arrestohet

Tensione në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Jugut

Tensione në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Jugut

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

​Vrasja e Arlinda Zekajt, nga një muaj paraburgim vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve

PSG interesohet për Nico Williamsin

PSG interesohet për Nico Williamsin

Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës në futboll

Superliga nuk ka ndeshje të shtunën

Istogu fiton, Lepenci barazon me 2 Korrikun

Istogu fiton, Lepenci barazon me 2 Korrikun

​Dyshimet për një pako postare zbulojnë mbi 4 mijë stoli argjendi, Dogana jep detaje

​Dyshimet për një pako postare zbulojnë mbi 4 mijë stoli argjendi, Dogana jep detaje

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Liria mbyll sezonin vjeshtor në Ferizaj

Policia i bastis shtëpinë pasi ekspozoi armë në rrjete sociale, i dyshuari në Mitrovicë kanos policët, arrestohet

Policia i bastis shtëpinë pasi ekspozoi armë në rrjete sociale, i dyshuari në Mitrovicë kanos policët, arrestohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën