Seanca në rastin “Capëve dhe Sekiraqëve”, e paraparë të mbahej sot është shtyrë për 13 janar.
Kjo është bërë për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Fatos Abazi.
Gjykimi për konfliktin e njohur mes “Capëve dhe Sekiraqëve”, nga i cili shtatorin e vitit 2024 mbeti i vrarë Premtim Gashi, ka mbërritur thuajse në fund.









