Një person është therur me thikë në Pejë dhe ka pësuar lëndime trupore, ku është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari kishte dal nga vetura dhe pas kryerjes së aktit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga policia.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një person i dyshuar i panjohur, ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar fizikisht me thikë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK në repartin e kirurgjisë”, thuhet në raportin 24-orësh. /teve1.info/









