TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

by Tëvë1
6 minuta ago
0
A A
Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka deklaruar se asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën është ndërtuar ajo.

Këto deklarata ajo i bëri gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Në fjalën e saj, Shiroka Pula theksoi rëndësinë historike të kësaj date për shqiptarët, duke rikujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, si dhe kontributin e patriotëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Ajo tha se flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare është simbol i shtetit shqiptar dhe i gjithë kombit shqiptar, kudo që jeton, ndërsa për Kosovën ai përfaqëson edhe qëndresën dhe luftën për çlirim.

Presidentja veçoi katër ngjarje që e bëjnë 28 Nëntorin një datë të rëndësishme për shqiptarët: Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur për sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së, ajo theksoi se kjo luftë ishte për liri dhe për të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë në vendin e vet.

“Flamuri që valëvitet sot është amanet i brezave që luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për të”, tha Shiroka Pula.

Ajo gjithashtu përgëzoi Shqipërinë për përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur dëshirën që flamuri kuq e zi së shpejti të valëvitet edhe në Bruksel.

Në fund të fjalës së saj, Presidentja bëri thirrje për forcimin e lidhjeve dhe integrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel!”, u shpreh ajo.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula u bëri thirrje qytetarëve që flamurin ta nderojnë me punë, dije dhe përkushtim, duke ruajtur gjuhën, identitetin dhe kujtesën historike.

Tags: Justina PulaPresidentja e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Rryma e “humbur” në Veri – 40% e konsumit të energjisë mbeti e pafaturuar

Rryma e “humbur” në Veri – 40% e konsumit të energjisë mbeti e pafaturuar

Negroci nderon “zërin e UÇK-së” – Fotografia e Jakup Krasniqit dhe legjendarit Adem Jashari vendosen në hyrje të fshatit

Negroci nderon “zërin e UÇK-së” – Fotografia e Jakup Krasniqit dhe legjendarit Adem Jashari vendosen në hyrje të fshatit

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Galatasaray mposht Aston Villan

Galatasaray mposht Aston Villan

“Këndi i debatit”- 24.11.2026

“Këndi i debatit”- 24.11.2026

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Rryma e “humbur” në Veri – 40% e konsumit të energjisë mbeti e pafaturuar

Rryma e “humbur” në Veri – 40% e konsumit të energjisë mbeti e pafaturuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën