TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rryma e “humbur” në Veri – 40% e konsumit të energjisë mbeti e pafaturuar

Në veri të Kosovës energjia elektrike vazhdon të jetë më e lirë sesa në pjesën tjetër të vendit. Mrëpo, edhe një sasi e madhe e energjisë elektrike në këtë zonë, humb në rrjetin e shpërndarjes. Sipas të dhënave të ZRRE-së, 40% e konsumit të rrymës nuk u faturua fare gjatë vitit 2025.

by Unitet Berisha
18 minuta ago
0 0
A A

Kompania Elektrosever faturon energjinë elektrike të shpenzuar nga qytetarët në veri të Kosovës.

Por kësaj kompanie po i ikin diku rreth 40% e konsumit të energjisë.

Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në vitin 2025, një sasi e madhe e energjisë mbeti e pafaturuar.

“Sasia totale e energjisë së konsumuar në këto komuna ka qenë 275,350 MËh (275.35 GËh), prej të cilave 168,977 MËh (rreth 169 GËh) u janë faturuar konsumatorëve, që përbën rreth 61.4% të kërkesës totale për energji. Pjesa tjetër paraqet humbje në rrjetin e shpërndarjes në pjesën veriore të vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrave të Rregullatorit të Energjisë.

Sa i përket konsumatorëve, në fund të vitit 2025 në katër komunat veriore kanë qenë 24,429 konsumatorë aktivë, prej të cilëve 21,718 familjarë dhe 2,711 jofamiljarë, përfshirë ndriçimin publik.

Të dhënat për vitin 2026 ende nuk janë publike, prandaj nuk dihet sasia e shpenzuar dhe e paguar.

Por, për vitin 2024, dallimi mes faturimit dhe pagesës ishte i madh, ani pse ishte viti i parë kur katër komunat veriore filluan të paguanin.

“Për vitin 2024, energjia e faturuar në katër komunat veriore ka qenë 171.5 GËh, me vlerë prej rreth 12.7 milionë euro pa TVSH, përkatësisht 13.7 milionë euro me TVSH, ndërsa inkasimi ka qenë rreth 2.6 milionë euro me TVSH”, thuhet tutje në njoftimin e ZRRE-së.

Por, sipas Betim Osmanit, ish-asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore, ani pse edhe kjo zonë ka furnizues tjetër nga pjesa tjetër e Kosovës, reduktimet janë të shpeshta.

“Para 5 minutave, para se të më thirrnit ju, isha këtu në një kafiteri. Nuk arrita as kafen ta porosis për shkak se u ndal rryma. Nuk kemi as ku të shikojmë tash se kur vjen, a vjen për 10-15 minuta apo për dy orë”, tha Osmani.

Kompania Elektrosever u licencua nga Zyra e Rregullatorit për Energji në qershor 2023, ndërsa regjistrimi i energjisë së shpenzuar nga KOSTT nisi më 1 janar 2024.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Negroci nderon “zërin e UÇK-së” – Fotografia e Jakup Krasniqit dhe legjendarit Adem Jashari vendosen në hyrje të fshatit

Negroci nderon “zërin e UÇK-së” – Fotografia e Jakup Krasniqit dhe legjendarit Adem Jashari vendosen në hyrje të fshatit

TËVË1 mëson se kryeministri Albin Kurti dhe U.D kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku kanë pranuar draftin e parë të ligjit për Specialen

Nata kritike|“Ish-vjehrra e incizoi dhe nuk e pengoi vrasjen e Arlinda Zekajt” – zbulohen detaje nga dosja e prokurorisë

Nata kritike|“Ish-vjehrra e incizoi dhe nuk e pengoi vrasjen e Arlinda Zekajt” – zbulohen detaje nga dosja e prokurorisë

Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën