Po përkujdesen edhe për detajin më të vogël.
Nga kjo javë, hyrja e fshatit Negroc, vendlindja e ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, do të marr pamje tjetër.
Në hyrje të tij, vizitorët do t’i presin dy figura emblematike, komandanti legjendar Adem Jashari, dhe zëri i UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Ndërsa mbi gjithë këtë punim, është vendosur edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne idenë e morëm pasi që një të tillë e vendosën në Likofvc e morëm një iniciativë katër banorë të fshatit. Une, Ilmiu, Imeri dhe Tafili e mbajtëm një mbledhje në lagjen e bacës Jakup dhe kështu që e morëm një vendim me vet kontribut dhe filluam së paku këto shkronja të i bëjmë për bacën Jakup”, ka thënë Krasniqi.
Për këtë projekt, u grumbulluan gjithsej 8 mijë euro.
“E kemi marrë pëlqimin nga familja e ngushtë njëherë. Më pas e kemi mbajtur një takim, edhe fshatarët të gjithë janë përgjegjës mirë aq sa kanë pasur mundësi, mjetet janë tubuar. Sa mjete kanë shkuar kemi mundur edhe dy herë kaq me mbledh prej bashkëfshatarëve, por kemi pranuar mjete aq san a kanë mbuluar këtë”, u shpreh tutje Krasniqi.
Pas kësaj iniciative, bashkëvendasi i Jakup Krasniqit thotë se qëndron dhimbja për mungesën e tij.
“Vizita e fundit na ka shti në dhe për së gjalli. Jemi mërzit nuk i ka lanë as vëllezërit, as Dautin vëllai e tij 87 vjeçar më shku me përqafu vëllai. Kjo është një padrejtësi që po na e bënë Evropa. Për Zotin kemi qarë sikur fëmija që edhe tani kur po më kujtohet ajo përshëndetje e bacës Jakup me dorë edhe vëlla tu e përshëndet prej ballkonit vëllai është shumë e padrejtë, por baca Jakup është i fortë. Bacën Jakup deri në momentin e fundin nuk mundet me gjunjëzua as Evropa as kerkush, ai është njeri i hekurt. Ai për ne është legjendë e gjallë gjithë e vlerësojmë ashtu”, ka theksuar Krasniqi.
Ndryshe, zbulimi i këtij lapidari do të bëhet më 26 nëntor.






