TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Falsifikuan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

by Tëvë1
13 minuta ago
0
A A
​Falsifikuan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar 2 persona për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë të pandehurit A.M. dhe D.K., duke i dënuar me nga 3 mijë euro gjobë për keqpërdorimin e gjithsej 2,023 votave të kandidatëve për deputetë.

Aktgjykimi është shpallur pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurve, të cilën e ka miratuar gjyqtari Samedin Cena.

Sipas njoftimit të gjykatës, dënimi prej 6 muajsh burgim është zëvendësuar me gjobë, ndërsa të dënuarit obligohen ta paguajnë atë brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Sipas aktakuzës, A.M., nga 29 dhjetori 2025 deri më 1 janar 2026, në Qendrën Komunale të Numërimit, në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave, kishte manipuluar rezultatet në 9 komisione.

Ai u kishte shtuar kandidatëve për deputetë 428 vota dhe u kishte hequr 682 të tjera, duke keqpërdorur gjithsej 1,110 vota.

Ndërkaq, D.K., në kohën dhe vendin e njëjtë, kishte manipuluar rezultatet në 6 komisione, duke u shtuar kandidatëve 422 vota dhe duke u hequr 491 të tjera, përkatësisht duke keqpërdorur gjithsej 913 vota.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Tags: gjakovegjobaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohen katër persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi

E panë vrasjen e Arlindës me sëpatë, dosja e Prokurorisë zbulon detaje për rolin e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit në krim

E panë vrasjen e Arlindës me sëpatë, dosja e Prokurorisë zbulon detaje për rolin e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit në krim

​Kosova dhe Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në mbrojtje, në fokus edukimi ushtarak

​Kosova dhe Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në mbrojtje, në fokus edukimi ushtarak

​ATK shton kontrollet ndaj shitjeve online

​ATK shton kontrollet ndaj shitjeve online

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën