Basketbollistet e Peja 03 dhe Bashkimit, kanë kompletuar ekipin e javës apo “Top 5” të xhiros së shtatë në Superligë.
Më e mira e xhiros “MVP” është shpallur Brutney Seymour e Peja 03, e cila ka fituar çmimin “MVP e Javës”, ka bërë të ditur FBK.
Seymour me 16 pikë, 15 kërcime e 2 asistime ka udhëhequr Peja 03 në fitoren ndaj Penzës, që ishte edhe derbi i kësaj xhiroje te basketbollistet.
Krahas Seymour, në ekipin e javës janë përfshirë edhe bashkëlojtaret e saj, Alexis Tolefree e Camryn Hill, si dhe basketbollistet e Bashkimit, Aulona Muhadri e Agnesa Rrahmani.
Tolefree regjistroi 24 pikë, 5 kërcime e 6 asistime kurse Hill shtoi 36 pikë, 2 kërcime e po aq asistime në triumfin e Peja 03.
Ndërkohë, Bashkimi fitoi ndaj Prishtinës, me Muhadrin që pati 17 pikë, 8 kërcime e 3 asistime dhe Rrahmanin që realizoi 23 pikë, 2 kërcime e 6 asistime.




