Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ketë interpelancë në Kuvendin e Kosovës javën e ardhshme.
Interpelanca është thirrur nga Aleanca për këtë javë, por është shtyrë për javën e ardhshme, në pamundësi që kryeministri të jetë i pranishëm këtë javë.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Kuvendi këtë javë do të mbajë dy seanca të enjten dhe të premten.
Për seancën e së premtes është vetëm një pikë në rend dite, pyetjet parlamentare./teve1.info/











