Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar një fotografi nga ndeshja e fundit e Kosovës kundër Izraelit, duke shprehur krenarinë për qëndrimin e të birit gjatë intonimit të himnit të kundërshtarit.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, Edon Zhegrova shihet me kokën lart gjatë intonimit të himnit të Izraelit, ndryshe nga disa prej bashkëlojtarëve të tij, të cilët shihen me kokën e ulur.
Krahas fotografisë, Lulzim Zhegrova ka shkruar: “Kokën lart çdoherë”, duke përcjellë kështu një mesazh për të birin.
Reagimi i babait të futbollistit ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, për shkak të mesazhit të tij pas ndeshjes ndaj Izraelit.











