Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit, duke lënë pas ndërtesën e ministrisë.
Pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, qytetarët kanë vijuar protestën në formë marshimi.
Fillimisht u tha se janë nisur drejt selisë së qeverisë, por më pas kanë devijuar.
Marshimi po zhvillohet pa incidente apo përplasje me policinë, ndërsa efektivët vijojnë të jenë të pranishëm për të monitoruar situatën.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur disa herë ftesën për dialog me studentët protestues, të cilët vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të kryeministrit, studentët kanë refuzuar të ulen në bisedime, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i tij nga detyra.









