Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut pasi policia i ka gjetur dhe sekuestruar mbi 51 gramë kokainë, para të gatshme dhe pajisje të tjera.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 20 nëntor 2026, rreth orës 15:15, në rrugën “Ali Zeneli”.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar 51.2 gramë kokainë, 1.155 euro, dy telefona celularë dhe një peshore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 51.2 gram kokainë, 1155 €, dy telefona mobil dhe një peshore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është regjistruar si posedim i narkotikëve./teve1.info/




