Njësitet policore në Junik kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, i dënuar me një vit burgim për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar të premten, rreth orës 09:20, pas një pune operative nga njësitet kompetente të Stacionit Policor në Junik.
Pas lokalizimit dhe arrestimit, personi me inicialet A. Sh. është dërguar në institucionin përkatës korrektues, ku do ta vuajë dënimin prej një viti burgim.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve kompetente të drejtësisë dhe në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim./teve1.info/







