TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohen tre hajna të dyshuar në Fushë Kosovë, kryenin vjedhje të rënda

by Tëvë1
16 minuta ago
0
A A
Arrestohen tre hajna të dyshuar në Fushë Kosovë, kryenin vjedhje të rënda

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda në banesa, të kryera gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2026.

Pas një hetimi dymujor, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Fushë Kosovë ka zhvilluar një operacion më 18 nëntor, me ç’rast janë arrestuar tre shtetas të Kosovës, me inicialet A.B., F.H. dhe M.K.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit dyshohet se gjatë muajve tetor dhe nëntor kanë kryer vjedhje të rënda në banesa të ndryshme në Fushë Kosovë.

“Bazuar në vlerësimet fillestare, dëmi i përgjithshëm material tejkalon vlerën prej 60,000 eurosh, duke përfshirë para të gatshme, stoli ari, sende me vlerë, si dhe armën zyrtare të një zyrtari policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit, me urdhër të organeve të drejtësisë, janë kontrolluar katër lokacione, ku janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona mobilë, si dhe një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Me këtë rast, pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndërkaq, në Prizren është lokalizuar dhe sekuestruar edhe një sasi tjetër e arit.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tags: Fushe KosovePoliciaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Gjyqin na bëjnë qytetarët”, përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend

​“Gjyqin na bëjnë qytetarët”, përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend

Bie numri i martesave, rriten shkurorëzimet në Kosovë

Bie numri i martesave, rriten shkurorëzimet në Kosovë

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë bashkëpunimin për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë bashkëpunimin për sundimin e ligjit dhe sigurinë

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu për Jakup Krasniqin: Jam pranë tij, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Kurti: Jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

Kurti: Jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën