TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

by Teve1
8 minuta ago
0
A A
Kurti: Jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vazhdon të jetë optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por ka pranuar se ekzistojnë shqetësime për realizimin e këtij projekti, për shkak të mungesës së unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për situatën e krijuar rreth organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive, Kurti ka kritikuar Komunën e Prishtinës për mungesë bashkëpunimi, ndërsa ka vlerësuar pozitivisht komunikimin me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Ai ka thënë se mungesa e unitetit të brendshëm e ka sjellë vendin në situatën aktuale, ku tashmë është vënë në pikëpyetje organizimi i Lojërave Mesdhetare.

Kurti: Jam optimist i përmbajtur për Lojërat Mesdhetare

“Ne duhet të jemi unik për këtë gjë dhe kjo mungesë e unitetit të brendshëm na ka sjellë në këtë pikë ku edhe po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030. Unë vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur për shkak se kush bën mirë nuk e ka të lehtë të bashkëpunojë me dikë që e bën të kundërtën dhe në këtë aspekt, bashkëpunimi e komunikimi ynë me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë tejet i mirë, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Komunën e Prishtinës prandaj edhe ndodhemi në këtë situatë. Është fitore e madhe që ne e kemi marr përgjegjësinë në organizmin e Lojërave Mesdhetare, dhjetë komuna të Kosovës bashkë edhe me një komunë në Shqipëri, përkatësisht Durrësin dhe në anën tjetër planifikimi për investime, libri me të cilin kemi aplikuar e kemi fituar, duhet të zbatohet në plotni. Këtu ka pasur dallime e mospajtime ka edhe mosbesime dhe kjo është situata në të cilën ndodhemi. Do ta bëjmë më të mirën e mundshme, pro do ta bëjmë me çdo kush pa korrupsion, kjo është tejet e rëndësishme për ne“, tha Kurti.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” janë paraparë të mbahen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030, ndërsa organizimi i tyre është një prej projekteve më të rëndësishme sportive për Kosovën. Përveç Prishtinës, në organizim janë të përfshira edhe dhjetë komuna të tjera të Kosovës, si dhe Durrësi i Shqipërisë, ku parashihet të zhvillohen garat e sportit të lundrimit.

Megjithatë, projekti është përballur me vështirësi dhe mosmarrëveshje ndërmjet institucioneve përgjegjëse, duke ngritur shqetësime për përmbushjen e obligimeve organizative dhe financiare para Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku: Jemi dakorduar me Kurtin që javën e ardhshme ta vazhdojmë iniciativën e re ligjore për Specialen

Çitaku: Jemi dakorduar me Kurtin që javën e ardhshme ta vazhdojmë iniciativën e re ligjore për Specialen

Kosovë: 2,556 lindje dhe 861 vdekje gjatë shtatorit 2026

Kosovë: 2,556 lindje dhe 861 vdekje gjatë shtatorit 2026

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin belg, diskutojnë integrimin euroatlantik

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin belg, diskutojnë integrimin euroatlantik

BIK: Jemi pro Kodit Civil, por pa dispozita që cenojnë konceptin tradicional të familjes

BIK: Jemi pro Kodit Civil, por pa dispozita që cenojnë konceptin tradicional të familjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën