Reprezentuesi i Kosovës, Dion Kaçuri mund të mos kthehet te Baseli në verë kur përfundon sezoni aktual.
Ai gjatë verës së ardhshme mund të largohet përfundimisht nga Baseli, pasi klubi ku është huazuar Austria Lustanau, mund ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij vitin tjetër.
Mediumet austriake kanë bërë të ditur se Kaçuri po vlerësohet si lojtar i rëndësishëm tek Austria Lustenau, ekip kur edhe e barti shiritin e kapitenit gjatë një ndeshjeje.
Mesfushori 22-vjeçar ka kontratë me Baselin deri në vitin 2028 kurse në sezonin aktual të Bundesligës austriake, ka shënuar dy gola dhe ka një asistim.
Gjithashtu, Kaçuri ka regjistruar edhe tri paraqitje me Kombëtaren e Kosovës përtë cilën debutoi në muajin tetor.










