TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligji për Specialen, Kurti: Presim që javën e ardhshme ekspertët ta sjellin draftin e parë

by Tëvë1
21 minuta ago
0
A A
Ligji për Specialen, Kurti: Presim që javën e ardhshme ekspertët ta sjellin draftin e parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar hartimin e një draftligji të ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke bërë të ditur se drafti pritet të jetë gati javën e ardhshme.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, gjatë diskutimit për rishqyrtimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Kurti tha se ligji paraprak nuk është i mjaftueshëm dhe se vendit i duhet një zgjidhje që do të ketë efekt në praktikë.

Ai fillimisht theksoi se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale nuk ka ndryshuar që nga pranvera e vitit 2015, duke e cilësuar atë si gjykatë të pazakonshme.

“Pikë së pari, unë, si kryeministër i Kosovës dhe si kryetar i VV-së, nuk kam ndryshuar fare qëndrim për Dhomat e Specializuara apo Gjykatën Speciale që nga pranvera e vitit 2015. Mendimi dhe qëndrimi im është i njëjtë. Konsideroj që kjo Gjykatë Speciale është e pazakonshme, aq e pazakonshme saqë edhe termi sui generis duket i ngushtë. Herë sillet si gjykatë vendore e herë si tribunal ndërkombëtar. Është gjykatë monoetnike me mungesë transparence”, deklaroi Kurti.

Kryeministri foli edhe për arsyet që, sipas tij, kishin çuar në iniciimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nismëtarët kishin pasur qëllime të mira, por se vendimi ishte nxitur edhe nga indinjata dhe zhgënjimi me aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Iniciuesit e Ligjit për Dhomat e Specializuara besoj që kanë pasur qëllime të mira. Ka ardhur edhe nga indinjata e thellë dhe zhgënjimi me aktgjykimin e 16 shtatorit. Dhe rezultoi me një dënim shumë të lartë prej 81 vjetësh burgim për katër ish-krerët e UÇK-së. Natyrisht që duhet ta përmendim se ku janë rrënjët e kësaj Gjykate Speciale”, u shpreh ai.

Kurti u ndal edhe te procesi gjyqësor në shkallën e dytë, duke thënë se në procedurën e apelit duhet të trajtohet çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, të cilën ai e lidhi me krijimin e një strukture paralele me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në apel duhet të trajtohet e ashtuquajtura ndërmarrje e përbashkët kriminale, që krijon iluzionin e një strukture paralele me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Por, ne jemi të bindur që korrigjimi i aktgjykimit të 16 shtatorit duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në shkallën e dytë, në apel. Dhe kjo do të jetë diku në vitin 2027”, deklaroi Kurti.

Ai foli edhe për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se ai ishte hartuar shpejt pas pakënaqësisë me aktgjykimin, ndërsa tregoi se kishte shprehur rezerva për atë nismë.

“Nga pakënaqësia lidhur me atë aktgjykim erdhi edhe shkrimi i shpejtë i atij ligji, për të cilin ne patëm shprehur rezervat tona. Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton. Duhet të kemi sukses, duhet të dalim fitimtarë. Na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, por një ligj që ka efekt në praktikë”, tha kryeministri.

Në fund, Kurti bëri të ditur se Grupi Punues për Strategjinë pritet ta prezantojë draftin e parë javën e ardhshme, ndërsa institucionet dhe partitë politike janë të përfaqësuara në këtë grup.

“Ne presim që javën e ardhshme Grupi Punues për Strategjinë ta sjellë draftin e parë. Ju e dini që në këtë grup janë të përfaqësuara të gjitha institucionet relevante dhe partitë politike. Janë angazhuar edhe ekspertë juridikë për t’i ndihmuar ata. Këta ekspertë po e ndihmojnë Grupin Punues dhe ne e presim strategjinë javën e ardhshme.

Nga disa prej këtyre dhe ekspertë të tjerë, presim që javën e ardhshme të na sjellin draftin e ri të një ligji përkatës për Dhomat e Specializuara”, përfundoi Kurti.

Tags: albin kurtiLIGJI PER SPECIALETeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja thërret konferencë për media në orën 14:30

​Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

​Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

Haradinaj skeptik për Qeverinë Kurti III, paralajmëron përpjekje të fshehta për sigurimin e votave

Haradinaj pas shtyrjes së seancës për Ligjin për Specialen: S’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë

Deliu kritikon suspendimin e katër farmacistëve: Mungesa e barnave nuk zgjidhet me suspendime

Deliu kritikon suspendimin e katër farmacistëve: Mungesa e barnave nuk zgjidhet me suspendime

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja thërret konferencë për media në orën 14:30

Tchouameni mbetet deri më 2032 te Real Madridi

Tchouameni mbetet deri më 2032 te Real Madridi

​Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

​Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

Austria Lustenau pritet ta blejë kartonin e Kaçurit

Austria Lustenau pritet ta blejë kartonin e Kaçurit

Sulmi i tretë ukrainas ndaj urës së Krimesë brenda katër ditësh, Putin kërcënon me hakmarrje

Sulmi i tretë ukrainas ndaj urës së Krimesë brenda katër ditësh, Putin kërcënon me hakmarrje

Veron për talentin Paz: Në këtë moshë, vetëm Messi dhe Maradona bënin gjëra të tilla

Veron për talentin Paz: Në këtë moshë, vetëm Messi dhe Maradona bënin gjëra të tilla

Haradinaj skeptik për Qeverinë Kurti III, paralajmëron përpjekje të fshehta për sigurimin e votave

Haradinaj pas shtyrjes së seancës për Ligjin për Specialen: S’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën