Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se vendi renditet ndër pesë shtetet e para në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup.
Në reagimin e saj, Qeveria thekson se Kosova zë vendin e 14-të në nivel global, me 90 pikë në matjen e perceptimit të sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren botërore.
Sipas Qeverisë, ky vlerësim pasqyron forcën e institucioneve të vendit dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e sigurisë publike.
“Ky vlerësim pasqyron forcën e institucioneve tona dhe riafirmon vendosmërinë tonë për të vazhduar forcimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe për të garantuar një mjedis gjithnjë e më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.








