Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin dhe ish-diplomatin amerikan, Daniel Serwer.
Pas takimit në ndërtesën e Qeverisë, Kurti ka bërë të ditur se diskutimi është përqendruar në zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.
Ai ka vlerësuar gjithashtu opinionet dhe këshillat e profesorit amerikan, duke theksuar se koha nuk mjafton për të gjitha këshillat e vlefshme të tij.







