Ndihmësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yury Ushakov, ka dhënë detaje të reja lidhur me takimin dypalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, i cili zgjati rreth 35 deri në 40 minuta.
Takimi u zhvillua përpara se Trump të takohej me presidentin kinez, Xi Jinping, ndërsa sipas Kremlinit, çështja e Ukrainës ishte në qendër të diskutimeve.
“Çështja e Ukrainës ishte tema kryesore e diskutimit në takim”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Më tej, Kremlini bëri të ditur se takimi mes dy liderëve shërbeu si përgatitje për bisedimet e planifikuara trepalëshe me Xi Jinpingun.
“Takimi midis udhëheqësve rusë dhe amerikanë shërbeu si një seancë përgatitore për bisedimet trepalëshe me Xi Jinping”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Ushakov bëri të ditur se delegacioni rus zhvilloi gjithashtu një takim me shefin e ri të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.







