Publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet ta punojë dhe ta forcojë Kosovën si shtet.
Ai ka thënë se me forcimin e Kosovës ai i jep ndihmën më të madhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre në Luginë të Preshevës.
“Kryeministri i Kosovës duhet ta dijë se para se të vijë ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut duhet ta ndihmojë Kosovën, sepse nëse e bën ai na ka dhënë ndihmën më të madhe, sepse Luginës së Preshevës ai ja ka dhënë ndihmën më të madhe vetëm kur ta bëjë Kosovës të fortë, jo Kosova e dobët e jo të na rregullojë relacionin me qeverinë proserbe në Maqedoni”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1.
Ai ka vlerësuar se Kurti ka filluar ta forcojë Kosovën dhe se e ka kuptuar që shteti duhet të forcohet.
“Unë mendoj se ka filluara ta bëjë, mirë ku do ta qojë atë do ta shohim. Veriu më fund u bë pjesë e Kosovës. Kam ndenjën se ai e ka kuptuar që Kosova duhet të forcohet si shtet të mëvetësohet, që duhet të vet të mbrohet, sepse nëse t’i pret që tanë kohën të mbrojnë të tjerët, nuk je shtet. Një shtet që nuk mund t’i sigurojë kufijtë e vet është shumë vështirë të quhet shtet i mëvetshum ”, ka thënë Mehmeti.







